UBT News

“Dardanët” stërviten edhe sot para nisjes drejt Irlandës Veriore

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po vazhdon përgatitjet tash e katër ditë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, atë kundër Irlandës Veriore në udhëtim dhe ndaj Qipros në Prishtinë.

Sot, nën urdhrat e trajnerit Alain Giresse, përfaqësuesja zhvillon stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Belfast. Stërvitja mbahet në orën 10:30 në Kampin Nacional në Hajvali.

Tashmë dihet që në këto ndeshje, Kosovës do t’i mungojnë mbrojtësit Leart Paqarada dhe Mërgim Vojvoda si dhe sulmuesi Shkelqim Vladi.

Exit mobile version