Pas fitores ndaj Izraelit me rezultat 1-0 në “Fadil Vokrri”, sfida e radhës për Kombëtaren e Kosovës në futboll është ajo kundër Zvicrës.
“Dardanët” do të luajnë ndeshjen me kombëtaren helvetike të shtunën e 18 nëntorit në me fillim nga ora 20:45 në qytetin e Baselit.
Përgatitjet për këtë ndeshje skuadra do t’i nis sot përgatitjet ku në urdhrat e përzgjedhësit Primoz Gliha do të zhvillojnë seancën e parë stërvitorë në Kampion Nacional në Hajvali me fillim nga ora 15:00.
Ndryshe, Kosova ka 10 pikë në vendin e katërt të grupit I, ndërsa Zvicra është e dyta me 15 pikë., një më pak se Rumania që është liderë me 16 sosh.