UBT News

“Dardanët” nisen drejt Andorrës

Kombëtarja e Kosovës para pak çastesh është nisur drejt Andorrës, ku edhe do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Kosova luan si mysafire në “Nacional – Andorra la Vella” kundër Andorrës, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e shtatë të fazës së grupeve të kualifikimeve drejt Euro 2024.

“Dardanët” zhvilluan mbrëmë stërvitjen e fundit në Kosovë, ndërsa tani udhëtojnë drejt Andorras me qëllimin për t’i siguruar pikët e plota nga ndeshja e nesërme.

Exit mobile version