Përfaqësuesja e vajzave e Kosovës ka shënuar një fitore të thellë dhe shumë të rëndësishme ndaj Përfaqësueses së vajzave të Gjibraltarit, duke triumfuar me rezultat bindës 6-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Dardanet dominuan plotësisht nga minuta e parë deri në fund të takimit.
Kjo fitore dëshmon formën e shkëlqyer dhe përparimin e vazhdueshëm të ekipit kosovar në arenën ndërkombëtare. Vajzat e Kosovës treguan organizim të lartë në lojë, efikasitet në sulm dhe siguri në mbrojtje, duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërshtarit.
Me këtë triumf të rëndësishëm, Kosova fiton pikë të vlefshme në grup dhe forcon pozitat në kualifikime, duke dhuruar gëzim për tifozët e futbollit të vajzave.
