Në ditën e djeshme në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës u bë tërheqja e shortit në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2025 për femra.
Kjo fazë kualifikuese zhvillohet në tri liga. Kosova bën pjesë në Ligën B dhe në bazë të shortit është përfshirë në Grupin B4, ku bëjnë pjesë: Uellsi, Kroacia dhe Ukraina. Kualifikimet nisin në muajin prill të këtij viti.
Nga Liga B, ku bën pjesë edhe Kosova, tri përfaqësueset e para në secilin grup kalojnë në ‘play-off’, ku përcaktohen shtatë përfaqësueset e fundit që kualifikohen në Evropian.
Kombëtarja e Kosovës ka një seri prej 14 ndeshjeve pa humbje nën drejtimin e Anneli Andersen./UBTNews/