UBT News

Danna Paola nominohet për herë të parë në Latin Grammy Awards

Danna Paola Earns First Latin Grammy https://app.asana.com/0/1135954362417873/1201168565645956/f Credit: Arturo Plata

“Jam shumë e emocionuar, shumë mirënjohëse, e bekuar dhe nuk mund të jem më e lumtur”, tha Paola për nominimin e saj, transmeton UBT News.

Danna Paola, aktorja e kthyer në këngëtare së fundmi fitoi nominimin e saj të parë në Latin Grammy Awards për albumin e saj K.O., dhe ajo shtoi se edhe pse muzika e saj është dygjuhëshe, muzika nuk ka gjuhë.

“Unë mendoj se sot muzika nuk ka gjuhë, as gjini dhe mendoj se gjuha spanjolle ka krijuar vërtet një tronditje kulturore që është shumë e rëndësishme”, tha 26 vjeçarja.

Të qenit e nominuar për një Grammy, ka qenë gjithnjë ëndërr për këngëtaren.

“Kjo është diçka që ka qenë në listën time – dhe është kthyer në një ëndërr të realizuar plotësisht. Ishte një album që zgjati dy vjet punë”, tha ajo, duke shtuar se kjo e shtyn të bëj muzikë edhe më të mirë.

Paola thotë se megjithëse ishte e vështirë të linte karrierën e saj të aktrimit, ajo e dinte që donte të merrej me muzikë dhe sipas saj, ishte vendimi më i mirë që ka marrë ndonjëherë.

Latin Grammy Awards do të mbahet më 18 nëntor në Las Vegas./UBTNews/

Exit mobile version