Kosova ka mbajtur stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Danimarkës. Basketbollistët e Kosovës kanë mbajtur një stërvitje të lehtë.
Më herët janë stërvitur intensivisht në Prishtinë, kurse një stërvitje kanë mbajtur edhe të mërkurën në Danimarkë.
Stërvitja ka shkuar mirë dhe atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë para kësaj sfidë.
Dardanët do të përballen me Danimarkën në Naestved nga ora 19:00, në kuadër të rrethit të parë parakualifikues për FIBA Eurobasket 2025.
Kosova ka një fitore, pikërisht ndaj danezëve 78:73, si dhe dy humbje nga Norvegjia, ndërsa Danimarka ka një fitore e një humbje. Këto dy Përfaqësuese do të përballen të dielën, ku do të vendoset kush do të kualifikohet tutje.
Takimet zhvillohen në kuadër të rrethit të parë parakualifikues për FIBA Eurobasket 2025.