Danimarka ka lehtësuar disa nga masat e saj antiCOVID-19.
Sipas rregullores së re, nuk ka më një kufi kapaciteti në transportin publik dhe detyrimi për nxënësit dhe studentët që të bëjnë dy teste në javë është tani një rekomandim.
Vende të tilla, si teatrot dhe kinematë me më pak se 500 spektatorë, si edhe muzetë, parqet argëtuese dhe kopshtet zoologjike, nuk e kanë më të detyrueshme të kërkojnë dëshmi të vaksinimit ose një test negativ për frekuentimin.
Edhe në objektet sportive, prova e vaksinimit ose një test nuk kërkohen më, megjithëse kontrollet e rastësishme janë të mundshme në palestra.
Në ndeshjet e futbollit, tashmë lejohen sërish tifozët.
Lehtësime të tjera janë planifikuar për më 1 shtator, me heqjen e kufizimeve në jetën e natës.
Nuk do të kërkohen, gjithashtu, certifikata vaksinimi dhe teste për hyrjen në restorante, festivale ose shërbime të lidhura me trupin.
Më 1 tetor, e ashtuquajtura pasaporta Covid do të ndërpritet plotësisht./