Një tjetër barazim është shënuar në Kampionatin Botëror të futbollit, pas atij ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Uellsit.
Janë Danimarka dhe Tunizia që kanë barazuar pa gola në ndeshjen e vlefshme për grupin D të këtij kompeticioni.
Megjithëse ishin danezët ata që dominuan me posedimin e topit dhe rastet e krijuara, rrjetat mbeten të patundura dhe skuadrat morën vetëm nga një pikë.
Pjesë e grupit D janë edhe Franca dhe Australia të cilat do të ballafaqohen sonte nga ora 20:00.