Aktori Daniel Craig tha se nuk do t’ua lë pasurinë fëmijëve të tij, meqë atij nuk i pëlqen kjo praktikë.
53-vjeçari ka fituar milionat nga portretizimi i James Bond-it dhe së fundmi u konfirmua se do të luajë në filmat e ardhshëm të “Knive Out”, që u blenë nga Netflix me një marrëveshje multimilionëshe në fillim të këtij viti.
Ai ka një vajzë trevjeçare dhe një thjeshtër me gruan e tij aktuale, Rachel Weisz, si dhe një vajzë të rritur, Ella, me ish-gruan e tij, aktoren Fiona Loudon.
Craig ka thënë se nuk planifikon t’u lë pasuri fëmijëve të tij, përkundrazi preferon ta japë atë, duke e ndjekur shembullin e industrialistit Andrew Carnegie.
Pjesa më e madhe e pasurisë së tij erdhi nga roli i tij si agjent sekret. Shfaqja e tij e fundit si agjent i MI6 do të jetë në “No Time to Die”, e cila do të shfaqet në teatro në tetor, pasi deklaroi shumë herë se nuk do ta bëjë një film të tillë.
Craig thuhet se është paguar 25 milionë dollarë për të përsëritur rolin e tij në filmin e ardhshëm. Ai ka luajtur në pesë filma Bond, duke filluar në vitin 2006 me “Casino Royale”./UBTNews