Daniel Craig ka mbyllur javën e fundit të tij si James Bond duke u bërë i famshmi i 2 mijë e 704-të që u nderua me yll në “Walk of Fame” në Kaliforni.
Craig është personaliteti i 2 mijë e 704-të që ka një shenjë në këtë shëtitore të famshme, e cila ndodhet pikërisht në “7007 Hollywood Boulevard”, për të nderuar rolin e tij si agjent sekret “007”. Vetëm disa metra larg është Sir Roger Moore, paraardhësi i tij në rolin e James Bondit, që luajti këtë rol gjatë viteve 1973-1985.
Craig, i cili luajti rolin e agjentit që nga viti 2006, tha se “është tejet i nderuar”./UBTNews