Daniel Craig po transformohet nga James Bond në Shakespeare. Aktori 53-vjeçar që tha se nuk do të luajë më rolin e James Bondit, po planifikon të kthehet në Broadway pranverën e ardhshme, në rolin e “Macbeth”.
I famshëm për karrierën e tij të filmit, veçanërisht si agjent sekret, Craig është gjithashtu një aktor i suksesshëm i skenës. Craig shkëlqeu edhe në dy shfaqje tjera të Broadway, në “A Steady Rain” të vitit 2009 dhe në “Betrayal” të vitit 2013.

Producentja kryesore në Broadway do të jetë Barbara Broccoli, e cila ka bashkëpunuar gjatë me Craig. Ajo dhe vëllai i saj qëndrojnë prapa filmave të Bond dhe ata gjithashtu e realizuan “A Steady Rain”.
Ky projekt do të ribashkojë aktorin Craig me producenten e tij të James Bondit, Barbara Broccoli pas performancës së tij të fundit si 007 në “No Time to Die”./UBTNews