Ylli spanjoll, Dani Olmo, ka përfunduar testet mjekësore dhe së shpejti pritet të konfirmohet si lojtar i ri i Barcelonës.
Gjatë ditës së djeshme (e martë) u raportua se Barcelona ka arritur marrëveshje me RB Leipzig, pas marrëveshjes personale me Olmon.
Transferimi i Olmos në “Camp Nou” do t’i kushtojë Barcelonës 55 milionë euro të garantuara dhe 7 milionë euro tjera bonuse. Pas marrëveshjes janë kryer edhe testet mjekësore të lojtarit. Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, kampioni i Europës i ka kryer me sukses testet mjekësore te katalanasit.
“Dani Olmo ka përfunduar testet mjekësore si lojtar i ri i Barcelonës”, ka shkruar Romano në profilin e tij në rrjetin social X. Zyrtarizimi i yllit spanjoll pritet të bëhet brenda javës./UBTNews/