UBT News

Dani Alves lihet i lirë nga Gjykata e Barcelonës, por me një kusht

Gjykata e Barcelonës ka marrë vendim për lirimin e ish-futbollistit të Barcelonës, Dani Alves. Braziliani ka paguar 1 milion euro gjobë duke shmangur katër vite e gjysmë vite burg për shkak të akuzës së përdhunimit të një vajze në një diskotekë të Barcelonës më datë 31 dhjetor të vitit 2022.

Gjykata ka vendosur disa kushte të cilat 40-vjeçari duhet t’i respektojë pasi masa mund të ndryshojë. Kështu atij i është konfiskuar pasaporta dhe do t’i duhet të paraqitet në Gjykatë çdo javë për të vërtetuar prezencën e tij, ndërsa nuk lejohet t’i afrohet në më pak se një kilometër shtëpisë, punës apo çdo vendndodhjeje të vajzës e cila e denoncoi./UBTNews/

Exit mobile version