UBT News

Damon Galgut fitoi çmimin “Booker Prize”

Autori afrikano-jugor, Damon Galgut fitoi çmimin prestigjioz “Booker Prize” me romanin e tij “The Promise”.

Galgut, i cili ishte nominuar edhe më parë për këtë çmim në vitin 2003 dhe 2010, mori çmimin prej 50 mijë funta në një ceremoni të mërkurën.

“The Promise” është libri i tij i nëntë, përmes së cilit ndjek rënien e një familjeje afrikano-jugore gjatë katër dekadave nga epoka e aparteidit deri në ditët e sotme.

Titulli i referohet një zotimi që shërbëtores me ngjyrë të një familjeje të bardhë do t’i jepej shtëpia ku ajo banon dhe toka në të cilën ndodhet.

Autori u shpreh tejet mirënjohës për çmimin.

“U desh shumë kohë derisa sa arritua këtu dhe kur arrita, ndjej disi se nuk duhet të jem këtu. Ky çmim mund t’i takonte ndonjë prej njerëzve të talentuar në këtë listë dhe atyre që s’janë”, deklaroi ai./UBTNews

Exit mobile version