KF Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Armend Dallkun. Këtë e ka konfirmuar ekipi përmes një shkrimi një shkrimi në Facebook, teksa i ka uruar suksese atij.
“Dallku, si trajner i Prishtinës, skuadrën e ka udhëhequr në 35 ndeshje zyrtare (72% të suksesit, 23 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje me goldallim 73:25) dhe është trajneri më i ri i klubit me trofeun e fituar të Kupës së Kosovës. Ish-kapiteni i skuadrës ka regjistruar si futbollistë i Prishtinës 151 ndeshje zyrtare. Dallku do të mbetët ndër trajnerët më me autoritet i skuadrës.FC Prishtina i uron sukses në vazhdim të karrierës.”, thuhet në njoftimin e KF Prishtinës./UBTNews