Në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar, shumica kalojnë orë të tëra para ekraneve të telefonave, kompjuterëve dhe pajisjeve tjera. Por, sa është shumë? Mjekët dhe ekspertët e shëndetit të syve ngrejnë alarm se përdorimi i tepërt i këtyre pajisjeve mund të ketë pasoja serioze për shëndetin tonë fizik dhe mendor.
Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale
Një nga këshillat kryesore është të bëjmë pauza të shkurtra pas çdo periudhe 20 minutash përdorimi të një ekrani. Ky është njohur si rregulli i “20-20-20”, sugjeron që pas çdo 20 minutash përdorimi të telefonit a kompjuterit, të shikojmë një objekt në distancë prej 20 metra për të paktën 20 sekonda.
Ky veprim ndihmon në reduktimin e lodhjes së syve dhe përmirëson fokusin, specialistët rekomandojnë për të mbajtur balancë të shëndetshme, adoleshentët dhe të rriturit nuk duhet të kalojnë më shumë se 2-3 orë në ditë para ekraneve. Kjo periudhë rritet kur bëhet fjalë për punë të nevojshme për shkollë apo profesion.
Pasojat e shfrytëzimit të tepërt të pjisjeve digjitale
Këto orë të shumta para ekranit mund të shkaktojnë probleme, si lodhje të syve, përkeqësim të vizionit, dhimbje koke dhe probleme të përqendrimit. Qëndrimi i tepërt para ekraneve ndikon negativisht në shëndetin mendor, duke çuar në ankth, stres dhe depresion, sidomos kur përdorimi është i shoqëruar me ngarkesë emocionale si p.sh., rrjetet sociale. Përveç kësaj, mungesa e aktivitetit fizik për shkak të qëndrimit ulur çon në obezitet e probleme me shëndetin kardiovaskular
Si të reduktojmë kohën përpara ekraneve?
Ekspertët sugjerojnë disa mënyra për të reduktuar përdorimin e pajisjeve digjitale dhe për të ruajtur një ekuilibër më të shëndetshëm në jetën tonë:
Vendosni kufizime:Përdorni aplikacione që monitorojnë dhe kufizojnë kohën që kaloni para ekranit.
Pauza aktive: Përdorni pauzat për të bërë aktivitet fizik, si ecje, shtrirje apo ushtrime të thjeshta.
Shpërndarja e kohës: Organizoni ditën me kohë të dedikuar për aktivitete offline, si leximi, kalimi kohë me familjen apo miqtë, dhe ushtrime fizike.
Lidhjet shoqërore jashtë ekranit: Merrni pjesë në aktivitete shoqërore jashtë dhe mundësitë për të marrë frymë fresh. /UBT News/