UBT News

Dalin fotot e para të spinoff-it të ‘Game of Thrones’, ‘House of the Dragon’

HBO ka publikuar imazhet e para të spinoff-it të “Game of Thrones”. I titulluar “House of the Dragon”, seriali i vendos ngjarjet rreth 3 shekuj para ngjarjeve të “Game of Thrones” dhe do të përqendrohet te anëtarët e familjes Targaryen.

Pra, duhet të prisni shumë dragonj dhe paruke me flokët karakteristikë të anëtarëve të familjes Targaryen.HBO publikon fotot e para të spinoff-it të ‘Game ofEMMA D’ARCY DHE MATT SMITH.

Yjet e shfaqjes janë Emma D’Arcy, e cila luan rolin e fëmijës së parë të mbretit, princesha Rhaenyra Targaryen; Matt Smith i cili luan Princ Daemon Targaryen; Rhys Ifans si krahu i djathtë i mbretit, Otto Hightower; Olivia Cooke si Alicent Hightower (vajza e Otto-s); Steve Toussaint si Lord Corlys Velaryon (i njohur edhe si Sea Snake).OLIVIA COOKE DHE RHYS IFANS.

Dyshja Hightower do të thurrin intrigën politike klasike të “Game of Thrones”.STEVE TOUSSAINT

Nëse familja juaj e preferuar e serialit origjinal ishte Stark, nuk keni fat tani për tani – një serial potencial mbi historinë e familjes Stark nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti.

Nuk dihet ende një datë e paralajmëruar për premierën e “House of the Dragon”, por pritet të transmetohet në vitin 2022.

Exit mobile version