UBT News

Dalin fotot e para të spinoff-it të ‘Game of Thrones’, ‘House of the Dragon’

HBO ka publikuar imazhet e para të spinoff-it të “Game of Thrones”. I titulluar “House of the Dragon”, seriali i vendos ngjarjet rreth 3 shekuj para ngjarjeve të “Game of Thrones” dhe do të përqendrohet te anëtarët e familjes Targaryen.

Pra, duhet të prisni shumë dragonj dhe paruke me flokët karakteristikë të anëtarëve të familjes Targaryen.HBO publikon fotot e para të spinoff-it të ‘Game ofEMMA D’ARCY DHE MATT SMITH.

Yjet e shfaqjes janë Emma D’Arcy, e cila luan rolin e fëmijës së parë të mbretit, princesha Rhaenyra Targaryen; Matt Smith i cili luan Princ Daemon Targaryen; Rhys Ifans si krahu i djathtë i mbretit, Otto Hightower; Olivia Cooke si Alicent Hightower (vajza e Otto-s); Steve Toussaint si Lord Corlys Velaryon (i njohur edhe si Sea Snake).HBO publikon fotot e para të spinoff-it të ‘Game ofOLIVIA COOKE DHE RHYS IFANS.

Dyshja Hightower do të thurrin intrigën politike klasike të “Game of Thrones”.STEVE TOUSSAINT

Nëse familja juaj e preferuar e serialit origjinal ishte Stark, nuk keni fat tani për tani – një serial potencial mbi historinë e familjes Stark nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti.

Nuk dihet ende një datë e paralajmëruar për premierën e “House of the Dragon”, por pritet të transmetohet në vitin 2022.

Exit mobile version