UBT News

​Dalin detaje të reja për klauzolën e Bremerit

Gazetarë të njohur e kanë konfirmuar se synimi i Manchester United, Gleison Bremer ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Juventusin, e cila prek shifrën e 70 milionë eurove dhe mund të aktivizohet vetëm në verën e vitit 2025.

“Il Corriere dello Sport” dhe “La Gazzetta dello Sport” bëjnë të ditur sot se kontrata e Bremerit me Juventusin, të cilën braziliani e nënshkroi para dy muajsh, ka një klauzolë lirimi.

Eksperti i lajmeve nga Juventusi, Romeo Agresti e konfirmoi në Facebook që marrëveshja e re mes Bremer dhe “Zonjës së Vjetër” përfshin një klauzolë lirimi mes 60 milionë deri në 70 milionë euro, dhe vlen vetëm nga qershori i vitit 2025.

Megjithatë agresti pretendon se Juventusi i ka premtuar qendërmbrojtësit brazilian se do të vlerësojë ofertat nga klubet e interesuara në verën e këtij viti, kështu që ekziston mundësia që ish-mbrojtësi i Torinos të largohet nga “Allianz Stadium” në fund të sezonit.

Manchester United thuhet se po udhëheq garën për të nënshkruar me Bremer në fund të sezonit aktual dhe sipas “Gazzetta”, “Djajtë e Kuq” mund të përfshijnë Mason Greenwoodit në një marrëveshje shkëmbimi të lojtarëve plus para për të ulur tarifën e transferimit të mbrojtësit.

Exit mobile version