Në një ditë tejet të rëndësishme për Ballkanin që sot do të ballafaqohet me Astanën në xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, mbështetja nuk po mungon as nga ish-lojtarët e kësaj skuadre.
Një mesazh motivues për skuadrën e Ilir Dajës ka arritur nga Mirlind Daku. Ai përmes një reagimi në rrjetet sociale i ka uruar fat ish-skuadrës së tij, teksa ka shtuar se kjo skuadër duhet të kalojë në një nivel më të lartë.
“Shumë fat dhe suksese. Është koha për të kaluar në një tjetër nivel”, ka shkruar Daku.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani sonte ballafaqohet me Astanën me fillim nga ora 18:45 në kuadër të grupit C, aty ku kampioni i Kosovës ka tri pikë pas një fitoreje dhe një barazimi./UBTNews/