Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e nëntorit ndaj Shqipërisë, Sllovenisë dhe Moldavisë.
Burime të Indeksonline raportojnë se Bernard Challandes e ka përfshirë në listën e lojtarëve për ndeshjet e nëntorit, kështu duke u bërë sulmuesi i parë që merr ftesë pas shumë vitesh nga Kombëtarja A e Kosovës.
Mirlind Daku këtë sezon është duke kaluar në një superformë me Ballkanin, duke shënuar 17 gola në 10 ndeshje në Superligë, kështu duke thyer rekordin e të gjitha kohërave për gola deri në këtë periudhë kohore.