Do të ishte e papërgjegjshme që Beogradi të tërhiqte nënshkrimin nga marrëveshja e Brukselit, megjithëse është e vështirë të kesh një marrëveshje që parashikon formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, e cila nuk respektohet,
Kështu tha kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq i cili nënshkroi marrëveshjen tetë vjet më parë.
Ai i tha K1 se Beogradi nuk do të bëjë ndonjë lëvizje që mund të jetë logjike dhe e arsyeshme “për sa i përket zemërimit tonë sepse marrëveshja e Brukselit nuk u zbatua”, sepse, siç tha ai, “kjo do të ishte e papërgjegjshme dhe theksoi se Serbia dëshiron të jetë një faktor konstruktiv”, transmeton Klan Kosova.
“Marrëveshja e Brukselit u nënshkrua për shkak të atyre dispozitave në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Është e sigurt se askush as nuk mendoi se do të vinin vitet kur ju jo vetëm që do të injoronit, por edhe refuzimin e Prishtinës për të pranuar atë marrëveshje”, tha Daçiq, transmeton Klan Kosova.
Ai deklaroi se nuk ka dyshim se Catherine Ashton, nëse do të qëndronte në pozicionin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, e cila është nënshkruese në emër të BE-së, do të impononte çështjen e përgjegjësisë sepse siç tha Daçiq disa gjëra nga ajo marrëveshje nuk janë realizuar .
Kryeparlamentari serb gjithashtu deklaroi që Ashton përfaqësonte një autoritet të caktuar në BE, por edhe në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe se sipas tij “kishin fatin e keq që u “ndryshua” praktikisht në fund të atij viti pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit.