UBT News

DaBaby hiqet si kryesues i festivalit Lollapalooza

Reperi DaBaby është hequr nga lista e festivalit Lollapalooza si kryesues i tij, pas komenteve të tij homofobike që i kishte bërë në fundjavën e fundit në Rolling Loud Miami.

Reperi nga Karolina e Veriut ngjalli kritika  pas fjalëve që tha rreth homoseksualitetit dhe HIV/AIDS-it në festivalin e së dielës.

“Nëse nuk keni ardhur sot me HIV, AIDS, apo ndonjërën prej atyre sëmundjeve seksualisht të transmetueshme që ju mbysin në krye të dy-tre javëve, atëherë çoni dritat e telefonëve tuaj lart”, kishte thënë DaBaby.

Organizatorët përmes një deklarate kanë bërë të ditur se ai nuk do të jetë performues, duke dhënë arsyet pse e kanë marrë një vendim të tillë.

“Lollapalooza është themeluar në diversitet, përfshirje, respekt dhe dashuri. Me këtë në mendje, DABaby nuk do të performojë më në Grant Park sonte”, thuhet në deklaratën e organizatorëve të këtij festivali.

Exit mobile version