UBT News

Cunha lë Atletico Madridin për vendin e fundit në Premier Ligë

Siç konfirmohet nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, sulmuesi brazilian Matheus Cunha do të largohet këtë janar nga Atletico Madridi drejt Premier Ligës.

Skuadra angleze, Wolverhampton ka arritur marrëveshje të plotë për të nënshkruar me Matheus Cunhan nga Atletico Madridi.

Marrëveshja mes dy klubeve tanimë është arritur në formën e huazimit me obligimin për ta bërë transferimin permanent për një klauzolë afro 40 deri në 50 milionë euro.

Po ashtu, Wolves ka marrëveshje personale me Cunhan dhe tani do të jetë koha për testet mjekësore, dhe më pastaj të nënshkruhen dokumentet.

Exit mobile version