Kur shihej se Chelsea ishte shumë afër transferimit të Michael Olise, ndodhi e papritura dhe si duket klubi londinez do ta pësojë nga skuadra e Crystal Palace.
Spekulohej se Chelsea veçse kishte arritur marrëveshje personale me Olisen, ndërsa kishte aktivizuar klauzolën e lirimit të lojtarit prej 40 milionë eurove. Por kjo gjë mori një kthesë të papritur, pasi që edhe zyrtarisht Olise ka nënshkruar sot një kontratë të re me Crystal Palace.
Olise ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me Crystal Palace dhe tani marrëveshja me Chelsean ka dështuar, bën të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano.
Kjo nuk është e gjitha, pasi që Crystal Palace ka informuar avokatët e klubit që ta konsiderojnë të çojnë Chelsean në gjykatë për kontaktet me Olisen.
Chelsea është larguar nga bisedimet pavarësisht se aktivizoi klauzolën e lirimit të lojtarit më herët këtë javë.
Olise ka pranuar marrëveshjen e re katër vjeçare me Crystal Palace. “Lajmi më i mirë i mundshëm”, tha trajneri i klubit, Roy Hodgson.
Pas Tylar Adams, tjetër marrëveshje dështon për Chelsean.