Drejtori sportiv i Barcelonës, Jordi Cruyff ka folur për situatën e kontratës së yllit francez, Ousmane Dembele.
Dembele ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale me gjigantin katalunas, kontratë kjo e cila e mban në “Camp Nou” deri në qershor të vitit 2024.
Cruyff tha se Dembele dëshiron të vazhdojë të ardhmen me Barcelonën, dhe se ka qenë shumë i respektueshëm me klubin.
“Dembele gjithmonë e ka thënë se dëshiron të qëndrojë. Ai ka qenë shumë i respektueshëm dhe ne jemi shumë të lumtur me Ousmane”, tha Cruyff.
Barcelona po planifikon të hap bisedimet për kontratë të re me Dembelen në vitin 2023, pasi që marrëveshja aktuale përfundon në qershor të vitit 2024.