UBT News

Cruise përshëndet fansat nga shesh xhirimet e filmit “Mission Impossible 7”

Xhirimet e filmit “Mission Impossible 7” rifilluan në fund të muajit të kaluar, pasi u shtynë disa herë për shkak të pandemisë. Dhe aktori Tom Cruise u fotografua duke i përshëndetur fansat e tij në Stacionin Qendror të Birmingham-it, të hënën.

Këto fotografi u publikuan pasi aktori 59-vjeçar i Hollivudit befasoi një familje kur helikopteri i tij zbarkoi në kopshtin e tyre në Warwickshire.

Tom kishte veshur një kostum ngjyrë blu, ndërsa ai përsëriste rolin e tij si Ethan Hunt në këtë film. Stacioni Qendror i Birminghamit u kthye në Aeroportin e Dubait për filmin e shumëpritur./UBTNews

Exit mobile version