Cristiano Ronaldo ka shmangur udhëtimin në Iran për ndeshjen e AFC Champions League mes Al Nassr dhe Esteghlal për të evituar rrezikun e ndëshkimit me 100 goditje me kamxhik. Vendimi ka lidhje me një incident të vitit 2023, kur Ronaldo bëri një gjest të papërshtatshëm në Iran, duke puthur në ballë një artiste me aftësi të kufizuara, Fatemeh Hammami Nasrabadi. Sipas ligjeve iraniane, ky gjest me një grua që nuk është bashkëshortja e tij mund të interpretohet si tradhti bashkëshortore dhe ndëshkohet me 100 goditje me kamxhik.
Pasi çështja u bë e njohur në mediat iraniane dhe në rrjetet sociale, Al Nassr kërkoi që ndeshja të luhej në një terren neutral për të mbrojtur Ronaldo-n, por kërkesa u refuzua nga klubi iranian Esteghlal. Pavarësisht garancive nga autoritetet iraniane për një qëndrim të sigurt, Ronaldo ka vendosur të mos udhëtojë dhe nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Stefano Pioli për këtë ndeshje./UBTNews/