Cristiano Ronaldo është bërë lojtari i parë në sezonin 2021/22 që fiton dy herë çmimin Lojtari i Muajit në Premier League.
Ronaldo e kishte fituar më parë çmimin në shtator. Ai e bëri këtë pasi shënoi tre gola në ligë.
Në prill, Ronaldo shënoi pesë herë për të fituar çmimin, përfshirë goditjen e parë të lirë për United që nga ribashkimi, përcjell UBT News.
Ky është çmimi i gjashtë në karrierë i lojtarit të muajit në Premier League, i fituar nga Ronaldo, më shumë se çdo lojtar i Manchester United.
Vetëm Harry Kane dhe Sergio Aguero kanë fituar më shumë (7), gjë që është e jashtëzakonshme duke pasur parasysh se Ronaldo kaloi vitet e tij të kulminacionit në Real Madrid, dhe më pas tre sezone të tjera në Juventus.
Ronaldo theksoi se kjo do të thotë shumë për të, dhe se ai është po aq ‘i uritur’ si kurrë më parë për “fitore dhe arritje”./UBTNews/