UBT News

Cristiano Ronaldo feston sot ditëlindjen, mbush 40 vite jetë

Sot është një ditë e veçantë për një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave e bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo.

U lind më 5 shkurt 1985, në Funchal të ishullit portugez Madeira dhe sot ai mbush 40 vite jetë.

Duke qenë një nga emrat më të spikatur të botës së sportit, në karrierën e tij ka fituar shumë trofe e ka luajtur për disa skuadra të njohura si: Sporting Lisbona, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe së fundmi luan për skuadrën nga Arabia Saudite, Al Nassr.

Tre trofe të Premier League, dy të La Liga-s, dy të Serie A, pesë Champions League, katër trofe të Kupës së Botës për klube, tre Superkupa të Evropës, edhe me kombëtaren e Portugalisë, si kapiten i saj e ka fituar edhe një titull të Kampionatit Evropian.

Në aspektin individual, CR7, i ka hiç më pak se pesë “Topa të artë”. Ai i ka thyer thuajse të gjitha rekordet në botën e futbollit, lojtarin e vetëm që e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, golashënuesin më të mirë të Portugalisë, golashënuesin më të mirë të Real Madridit, dhe golashënuesin më të mirë në histori të futbollit. Deri më tash, 40-vjeçari i ka realizuar 923 gola në karrierën e tij profesionale.

Në një moshë kur shumë futbollistë vendosin t’i ‘varin’ këpucët, ai duket se është në top formë duke dominuar me paraqitjet aktive, si me skuadrën Al Nassr si me kombëtaren portugeze. Cristiano Ronaldo është i martuar me modelen Georgina Rodriguez, dhe i ka pesë fëmijë.

Exit mobile version