Futbollisti Cristiano Ronaldo është fejuar me partneren e tij, Georgina Rodriguez.
Ajo e bëri të ditur lajmin në rrjetet sociale, duke publikuar një foto me një unazë të madhe dhe duke shkruar në spanjisht: “Po, unë pranoj. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia” thotë BBC.
Çifti janë bashkë prej nëntë vitesh, pasi u takuan në një dyqan të Gucci-t në Madrid ku Rodriguez punonte. Në atë kohë ai luante për klubin spanjoll Real Madrid.
Lojtari i Al-Nassr ka gjithsej pesë fëmijë, dy prej të cilëve i ka me Rodriguez. Vajza e tyre më e vogël, Bella, lindi në prill 2022, së bashku me një djalë që lindi i pajetë. Rodriguez ka ndihmuar gjithashtu në rritjen e tre fëmijëve të tjerë të Ronaldos.
31-vjeçarja, e cila ka luajtur në serialin e saj në Netflix I Am Georgina, më parë ka folur për spekulimet rreth statusit të saj të fejesës. Në program, ajo tha se miqtë e saj gjithmonë bëjnë shaka për dasmën.
Familja aktualisht jeton në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, ku Ronaldo luan për Al-Nassr. Ai iu bashkua klubit në dhjetor 2022 për një pagë vjetore të raportuar prej 238 milionë dollar.
Në qershor 2025, u njoftua se kontrata e 40-vjeçarit u zgjat deri në vitin 2027, pas spekulimeve se ai po përgatitej të tërhiqej.
Në një postim në X, Ronaldo shkroi: “Një kapitull i ri fillon. I njëjti pasion, e njëjta ëndërr. Le të bëjmë histori bashkë”.