Ylli i Portugalisë dhe Juventusit, Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për COVID-19.
Në testimet e fundit të bëra me grumbullimin e kombëtares portugeze, Ronaldo doli të jetë pozitiv me virusin që ka pushtuar botën.
Kombëtarja portugeze ka njoftuar se ish-lojtari i Real Madridit do të qëndrojë në vetizolim për dhjetë ditë e më pas do t’iu rikthehet stërvitjeve me Juventusin.
“Ai është mirë dhe pa simptoma, duke qëndruar në izolim”, thuhet në njoftimin e portugezëve.
Kombëtarja e Portugalisë rrezikon që në grumbullim të ketë më shumë të infektuar, marrë parasysh faktit se Ronaldo kishte kontakt me të tjerët dhe se në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi ku shihen duke drekuar së bashku të gjithë bashkëlojtarët e tij te Portugalia./UBTNews