Ndonëse Portugalia u eliminua nga turneu në fazën e raundit të 16-të, Cristiano Ronaldo mbetet në rrugën e duhur për të fituar Këpucën e Artë të Euro 2020, megjithëse ekziston mundësia reale qe Harry Kane ose Raheem Sterling ta kalojnë atë në ndeshjen finale të turneut.
Ronaldo shënoi në 2 ndeshje nga një 2 golësh dhe 1 gol kundër Gjermanisë në finalet e Euro 2020, duke shënuar një total prej pesë golash, gjë që e lë atë drejtpërdrejt mbi Patrick Schick i cili shënoi gjithashtu pesë, por kishte një asistim më pak se Ronaldo, dhe dyshja angleze, Kane dhe Sterling, të cilët kanë shënuar përkatësisht katër dhe tre.
Wembley do të jetë mikpritës në paraqitjen e parë të Anglisë në një finale të madhe që nga viti 1966, e cila poashtu mbahet në Wembley, dhe të dy Sterling dhe Kane e dinë se mund ta rrëmbejnë Këpucën e artë nga ikona portugeze Cristiano Ronaldo.
Kane është në formë të lartë pasi shënoi kundër Gjermanisë, Danimarkës dhe shtoi edhe dy sosh në çerekfinale kundër Ukrainës dhe atij do t’i duhet një gol të dielën kundër Italisë.
Mjaft interesante, një gol në finalen e sotme do të ishte gjithashtu i mjaftueshëm që Kane të bëhet golashënuesi kryesor i Anglisë me të gjitha kohërat në futbollin e turneut, duke tejkaluar numrin e 10-të të Gary Lineker.
Sterling ka qenë katalizatori për lojën sulmuese të Anglisë këtë verë, pavarësisht se shënoi një gol më pak se Kane, mund të argumentohet se ai ka qenë më i rëndësishëm.
Nga ana e tij, Këpuca e Artë do të ishte e mirëseardhur për sulmuesin e Manchester City, i cili ka nevojë të shënojë dy gola, duke shtuar golat e tij kundër Kroacisë, Gjermanisë dhe Republikës Çeke./UBTNews
Olt Sveçla, student në Media dhe Komunikim në UBT