UBT News

COVID-19 prek edhe dy lojtarë të Cityt

Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, dhe mbrojtësi Kyle Walker kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Këtë e ka konfirmuar klubi anglez të premten.

Gjithashtu edhe dy anëtarë të stafit të klubit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Që të gjithë janë në vetizolim.

“Të gjithë në klub u dëshirojmë kolegëve tanë shërim të shpejtë gjatë periudhës së Krishtlindjeve para kthimit në punë, në stërvitje e në gara”, thuhet në deklaratën e Cityt.

Manchester City, i teti në tabelë, të shtunën e pret Newcastle Unitedin para se të përballet me Evertonin të hënën.

Exit mobile version