Nga 1 tetori, Kanadaja do të heq të gjitha kufizimet e mbetura Covid-19 përfshirë testimin, karantinën dhe kërkesat e izolimit, njoftuan zyrtarët.
“Qeveria e Kanadasë nuk do të rinovojë urdhrin në këshill që skadon më 30 shtator dhe për këtë arsye do të heqë të gjitha kërkesat kufitare Covid-19 për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Kanada”, tha Ministri i Shëndetësisë, Jean-Yves Duclos.
“Kjo përfshin heqjen e të gjitha kërkesave të karantinës dhe testimit, si dhe një paraqitje të detyrueshme të informacionit shëndetësor në ArriveCAN”, tha ai.
Udhëtarët ndërkombëtarë të vaksinuar plotësisht janë lejuar të hyjnë në Kanada që nga 7 shtatori i vitit 2021. Qytetarëve të pavaksinuar dhe banorëve të përhershëm u është lejuar të hyjnë në vend, por duhet të izolohen për 14 ditë.
Ndërsa maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në aeroplanë dhe trena, Alghabra tha që zyrtarët inkurajojnë fuqimisht udhëtarët t’i veshin ato./UBTNews/