Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është duke u izoluar si masë paraprake pasi ra në kontakt me dikë që rezultoi pozitiv me Covid-19, deklaroi një zëdhënës i tij.
“Për një kujdes të madh, ai ka anuluar të gjitha angazhimet dhe do të punojë nga shtëpia derisa të testohet të enjten, më 9 dhjetor”, theksoi Farhan Haq, një prej zëdhënësve të sekretarit të përgjithshëm.
”Sekretari Guterres nuk ka treguar simptoma të Covid-19 dhe në testet e kryera deri tani ka rezultuar negativ”, shtoi Haq.