Dy medikamente të terapisë me antitrupa për të luftuar Covid-19 janë aprovuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA).
EMA rekomandon autorizimin e terapisë me antitrupat ‘Ronapreve’ nga kompania farmaceutike zvicerane ‘Roche’ dhe ‘Regkirona’ nga kompania biofarmaceutike ‘Celltrion’ në Korenë e Jugut.
Të dy agjentët antiviral rekomandohen për përdorim në fazat e hershme të infeksionit.
Komisioni Europian duhet të japë aprovimin e tij përpara se të dy barnat të hyjnë në tregun e përbashkët të BE-së, pasi kjo konsiderohet një formalitet.
‘Ronapreve’ përbëhet nga dy përbërës aktivë, dhe është bashkëprodhuar nga prodhuesi amerikan Regeneron Pharmaceuticals. EMA e miratoi atë për të trajtuar personat në moshën 12 vjeç e lart.
Regkirona, e përbërë nga një përbërës aktiv u miratua për të trajtuar të gjithë të rriturit.
Komisionerja europiane e shëndetësisë Stella Kyriakides e përshëndeti aprovimin e dy medikamentëve.
“Me rritjen e numrit të infeksioneve Covid-19, pothuajse në të gjitha shtetet anëtare, ndihemi të sigurt për më shumë trajtime premtuese në zhvillim”, tha ajo në një deklaratë.