UBT News

COVID, 17 raste aktive

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 17.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.674 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.866 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.326 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,851 persona.

Exit mobile version