Një rikthim në Premier League. Philippe Coutinho është lojtari më i ri i Aston Villa.
Lajmi është zyrtarizuar nga faqja e klubit mëngjesin e kësaj të mërkure, ku me anë të një postimi, dy palët treguan arritjen e marrëveshjes.
Futbollisti u prezantua me fanellën e re, ndërsa u shfaq i lumtur për rikthimin e tij në një nga kampionatet më të fortë në Europë.
Kontrata përfshin huazimin e lojtarit për 6 muaj te klubi i Aston Villa, për t’u kthyer më vonë tek klubi që e ka dhe në pronësi 29-vjeçarin, Barcelona.
Emri i Coutinho është i njohur në Angli, pasi më parë braziliani ka qenë pjesë dhe e Liverpool për 5 vite, ndërsa këtë sezon me Barcelonën është aktivizuar në 12 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.