UBT News

Coutinho mbetet në klubin blaugranas edhe në janar

Philippe Coutinho nuk do të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit. Kështu të paktën bëhet e ditur nga gazeta ESPN, e cila raporton se katalunasit nuk janë në gjendje ta lënë brazilianin të largohet nga skuadra.

Ylli brazilian nuk po arrin të rigjejë formën te katalunasit, pas formës shumë të mirë që e kishte te Liverpool, e më pastaj paraqitjet e mira në huazim te Bayern Munich.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, nuk dëshiron që Coutinhon ta largojë nga Camp Nou, pasi që është në dijeni se gjendja financiare e klubit nuk është edhe aq e mirë.

Blaugranasit duan ta mbajnë lojtarin deri në verën e vitit 2021, e në verë t’i ndajnë rrugët me lojtarin. Në këtë edicion, Coutinho, është paraqitur në 12 ndeshje, përderisa ka shënuar vetëm dy herë./UBTNews

Exit mobile version