UBT News

Courtois paralajmëron Realin: Kujdes, Atalanta të ‘mbyt’ me presing!

Reali i Madridit synon të fillojë sezonin e ri me një trofe, ashtu siç e përfundoi edicionin e kaluar, ku ekipi i Carlo Ancelottit fitoi titullin kampion, Superkupën e Spanjës dhe Champions League.

“Los Blancos” do të përballen me Atalantën në finale për Superkupën e Europës më 14 gusht në Varshavë, Poloni.

Portieri i Realit, Thibaut Courtois, shprehu mendimet e tij për kanalin zyrtar të UEFA-s, duke theksuar cilësitë e skuadrës italiane nga Bergamo.

“Ata kanë një ekip të fortë, por ne do të jemi të përgatitur për këtë finale. Atalanta bën presing në çdo pjesë të fushës. Kemi përjetuar një ndeshje të vështirë me ta disa vite më parë në Champions League,” tha Courtois.

Ai e pranoi se ndeshja nuk do të jetë e lehtë, por shprehu besimin se ekipi do të përpiqet maksimalisht për të fituar. “Ne jemi Reali i Madridit,” përfundoi ai.

Nëse Reali arrin të fitojë, Courtois do të bëhet portieri i parë që fiton Superkupën e Europës gjashtë herë./UBTNews/

 

Exit mobile version