Matthew Perry i bëri vetes një “presion” të jashtëzakonshëm për t’i bërë të tjerët të qeshin me “Friends”, tha ish-bashkëylli dhe shoqja e tij Courteney Cox në një intervistë të re, përcjell UBT News.
“Ai thjesht ka luftuar për një kohë”, tha Cox për Times të Londrës në një intervistë të re. “Mendoj se ai po bënë mirë tani”.
Gjatë ribashkimit të “Friends” në HBO Max në maj të vitit 2021, Perry tha “Ndihesha sikur do të vdisja nëse ata nuk do të qeshnin”.
Perry tha gjatë një interviste të vitit 2016 se nuk i kujtohej të kishte filmuar disa sezone të “Friends”, në të cilat ai luajti Chandler Bing.
“Nuk i mbaj mend tre vite”, i tha ai BBC Radio 2 në atë kohë. “Diku midis sezoneve 3 dhe 6 … isha pak jashtë”./UBTNews/