UBT News

Copa America do të mbahet në Brazil

Copa America për vitin 2021 do të mbahet në Brazil pasi kjo e drejtë iu mohua Argjentinës.

Argjentina po ballafaqohet me një numër të lartë të infektimeve me koronavirus, dhe kjo gjendje ka shtyrë Federatën Jugamerikane të Futbollit (COMNEBOL) që t’ia heqë këtë të drejtë Argjentinës.

Ndërkaq, mbrëmë vonë u konfirmua që do të jetë rivali i përbetuar futbollistik i Argjentinës, Brazili, që do ta mbajë këtë garë.

Sidoqoftë, ende nuk janë konfirmuar stadiumet se ku do të luhen ndeshjet.

Exit mobile version