UBT News

Conte: Do ta përjetoj një vit të padëshiruar

Antonio Conte ka deklaruar se ai do të përjetojë një vit të padëshiruar dhe larg stërvitjeve në sezonin 2021-22, me 51-vjeçarin që planifikon të pushojë pas largimit nga Interi edhe pse ishte lidhur me Tottenhamin.

Ish-shefi i Juventusit dhe Chelseat solli titullin kampion të Italisë te Interi pas 11 viteve duke e ndalur kështu serinë e Juventusain prej 10 viteve radhazi, përcjellë KosovaPress.

Conte u largua pavarësisht nga ai sukses i arritur, ndërsa gjithashtu vendosi kundër një rikthimi në futbollin anglez si pasardhës i Jose Mourinhos te Tottenhami, dhe ai tani po kërkon të rimbush bateritë e tij.

“Do të jetë një vit në të cilin unë do të përpiqem të studioj dhe të vazhdoj të hetoj situata të caktuara.”, tha Conte për “Ancho Sport”.

“Unë dua të shfrytëzoj në maksimum këtë situatë të padëshiruar, por kjo është në rregull, unë do të përfitoj nga periudha për të qenë me familjen time dhe për të parë futboll, i cili gjithmonë evoluon dhe vazhdon të ndryshojë”, theksoi ai.

Exit mobile version