Anësori i Bayern Munich, Kingsley Coman është në vetizolim për shkak se kishte kontakt me një të infektuar me COVID-19. Këtë e ka konfirmuar ekipi përmes një shkrimi, teksa u bë e ditur se lojtari do të kalojë një periudhë në izolim dhe do të bëjë stërvitje në mënyrë virtuale nga distanca.
Siç raportojnë mediat, ai do të mungojë në ndeshjen kundër Schalkes./UBTNews