UBT News

Çollaku: Vetëvendosje nuk ka kapacitet për të menaxhuar postin e kryeministrit

Opinionisti Bekim Çollaku ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke theksuar se Vetëvendosje nuk ka kapacitet për të menaxhuar postin e kryeministrit në vend.

Ai e ka vlerësuar negativisht mungesën e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e tensioneve politike, veçanërisht në raport me Serbinë duke theksuar në Rubikon, se pasiguria dhe frika për një luftë të mundshme janë rritur, ndërkohë që nuk ka pasur përparime në mirëqenie dhe pagat.

”Vetëvendosja nuk ka kuadro për postin e kryeministrit. Së paku nga ajo çfarë kemi parë në këtë mandat qeverisës. Ata përveç krizave të vazhdueshme politike, përveç narrativës se në Kosovë do të bëhet luftë çdo ditë, nuk kanë prodhuar diçka, nuk ka pasur rritje ekonomike, nuk ka pasur zhvillim ekonomik, nuk ka pasur rritje të pagave”, tha Çollaku.

Ai tha se këto gabime janë të pafalshme, dhe se zotëri Kurti do ta ketë të vështirë për t’i riparuar këto gabime.

 

Exit mobile version