Coinbase do të shkurtoje 950 vende pune ose 20 përqind të fuqisë punëtore si dhe të mbyllë disa projekte ndërsa gjiganti amerikan i kriptove po kërkon të ulë shpenzimet.
Është raundi i dytë i largimeve nga puna pasi i pari braktisi 18% të fuqisë punëtore ose afro 1,100 vende pune. CEO dhe bashkëthemeluesi i Coinbase, Brian Armstrong ishte shprehur e nuk ekzistonte mënyrë tjetër për të reduktuar kostot dhe shpenzimet.
Ai tha këto dy lëvizje do të ulin kostot e kompanisë me 25% brenda tre muajve të ardhshëm. Kompania llogarit që shpenzimet pas ristrukturimit do të ulen me 149 deri në 163 milionë dollarë.
Në raportet e fundit financiare kompania llogariti humbje prej 500 milionë dollarë për vitin e kaluar. Ndërsa kompanitë në industri të tjera në mënyrë agresive po marrin masa për të ulur kostot, bursa të tjera kanë bërë të njëjtën gjë si Coinbase.
Kraken kishte thënë se do të largonte 1,100 punonjës ose 30% të fuqisë punëtore.
Armstrong tha se industria kripto po vuan për fajin e disa aktorëve të paskrupullt që me shumë gjasa po i referohej Sam Bankman-Fried dhe themeluesve të fondit Three Arrows Capital Kyle Davies dhe Su Zhu.
Gjatë vitit të kaluar vlera e aksioneve të Coinbase ka rënë me 83%. Armstrong nuk specifikoi se cilat projekte firma ka planifikuar të mbyllë. /CIO Albanian