Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” për lojtarin më të mirë të xhiros së fundit.
Në kuadër të xhiros së 31 të Superligës së Kosovës, lojtari më i mirë i kësaj jave është shpallur futbollisti i Ballkanit, Ermal Krasniqi.
Kjo është hera e tretë brenda këtij sezoni që Krasniqi fiton këtë çmim, ku ishte shpallur më i miri edhe në xhiron e dytë dhe në xhiron e 11 të Superligës.
Në ndeshjen e fundit kundër Dritës, Krasniqi ishte ndër më meritorët në fitoren e Ballkanit, duke asistuar te goli i parë dhe duke shënuar golin e tretë për suharekasit, gol ky që ishte përcaktues në arkëtimin e tre pikëve të reja, të cilat e afrojnë Ballkanin drejt titullit të parë të kampionit.