UBT News

Çmimi për vepër jetësore “Bekim Fehmiu” iu nda regjisorit Ekrem Kryeziu

Në Ministrinë e Kulturës u bë ndarja e çmimeve vjetore për kinematografi “Bekim Fehmiu”, për vitin 2019. Çmimi për vepër jetësore iu nda regjisorit Ekrem Kryeziu, ndërsa çmimi vjetor për kinematografi iu nda filmit “Në mes”, nga regjisori Samir Karahoda.

Me këtë rast, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përgëzoi regjisorët Kryeziu e Karahoda.

“Përgëzoj regjisorin Kryeziu për çmimin që i ndahet si vlerësim për kontributin e tij të çmuar shumëvjeçar duke qenë ndër nismëtarët që trasoi rrugën për filmbërësit e rinj dhe regjisorin Karahoda i cili solli një film që tejkaloi kufijtë e Kosovës e që ka për epiqendër temën e ndjeshme të migrimit. Kinematografia në Kosovë po kalon në periudhën e saj të artë, falë talentit dhe një përkushtimi të jashtëzakonshëm të këtij komuniteti, talent i cili çdo ditë e më tepër po vlerësohet në Evropë e botë.”, shkroi Dumoshi në Facebook./UBTNews

Exit mobile version